7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq lëshon takimin në Varshavë pas përplasjes me Hoxhajn

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka lëshuar takimin në Varshavë për shkak që siç ka thënë ofendimeve që i ka bërë ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Daçiq ka pohuar se në këtë takim Hoxhaj ka thënë se Serbia është fajtore për të gjitha krimet dhe gjenocidin në ish-Jugosllavi, shkruan Avaz.ba, transmeton Klan Kosova.
“Mogerini dhe të tjerr dështuan që t’i përgjigjen Hoxhajt, kurse unë këtu iu thashë që nëse mund ta bëni pa Serbinë, bëjeni. Nuk mund të ia kushtoja vëmendjen dhe të dyshoja leksione nga ata që kanë kryer krime ndaj serbëve”, ka thënë Daçiq.
Ai ka thënë se polemikat kanë nisur pas fjalimit të tij, ku ka thënë se Kosova aty nuk mund të përfaqësohej e barabartë me vendet tjera – këtu ka reaguar Hoxhaj.
“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit nuk është nënshkruar për territorin e Kosovës, jo për shtetin. Kjo marrëveshje nuk është ratifikuar nga vendet anëtare, vetëm Parlamenti Evropian, ndërsa Kosova është shënjuar me yll dhe fusnotë”, ka thënë Daçiq duke iu referuar takimit vjetor ministror të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img