12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Dafina Zeqiri dhe Majk sjellin një pjesë të këngës së re “Më fal”

Dafina Zeqiri gjatë vitit që lamë pas ka qenë njëra ndër artistet më aktive e më të përfshira në skenën muzikore shqiptare.

Ajo solli këngë e bashkëpunime të shumta e po ashtu në vitin 2021 publikoi edhe një album të quajtur, “Dafinë Moj”.

Sidoqoftë, këngëtarja e njohur edhe këtë vit duket se po vazhdon me të njëjtin ritëm.

Foto: Instagram

Ashtu siç kishte paralajmëruar, ajo tanimë dihet se po vjen në duet me reperin Majk dhe projekti i tyre është thuajse në finalizim.

Në një postim të ri të shpërndarë në rrjete sociale, Zeqiri ka ndarë edhe një pjesë të kësaj kënge të titulluar “Më fal”.

“Majki në bashkëpunim me vajzën tuaj. Më fal”, ka shkruar ajo.

Foto: Instagram

Megjithatë, Zeqiri nuk ka zbuluar akoma një datë të saktë të këtij bashkëpunimi.

Besohet që edhe ky bashkim forcash i dyshes do të pëlqehet dhe admirohet nga fansat e publiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img