7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Dafina Zeqiri me skena proteste në klipin e ri “Vet e lype” me MC Kreshën

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka pak kohë që ka publikuar albumin e saj më të ri, “Dafinë Moj”.

Tani ajo është duke vizualizuar me klipe disa nga këngët më të spikatura të albumit dhe në radhë është bashkëpunimi me MC Kreshën, i titulluar “Vet e lype”.

Këngëtarja ndau të enjten me ndjekësit e saj në Instagram disa pamje nga xhirimet e klipit të ri, i cili duket se do të jetë mjaft i veçantë.

Duke qenë se kënga ka për tematikë fuqizimin e vajzave, i tillë është menduar edhe koncepti i videos muzikore.

Në fotografitë e publikuara nga xhirimet, Dafina mund të shihet e përkrahur nga plot femra në një protestë me banderola në duar.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndërkohë, në një tjetër imazh, këngëtarja shihet aq e revoltuar sa e tregon nervozizmin e saj edhe ndaj policit.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

“Të premten, 18:00, ‘Vet e lype’ me MC Kreshën”, ka shkruar Zeqiri në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Përndryshe, nga albumi “Dafinë Moj”, ajo ka të vizualizuara me klipe edhe këngët “Karma” dhe “Llafe llafe” (bashkëpunim me Lyrical Son).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img