6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Dardan Berisha bëhet me skuadër të re (Foto)

Dardan Berisha, më në fund është bërë me skuadër të re.
Ish-basketbollisti Sigal Prishtinës muajin e kaluar është larguar prej kampionit të Kosovës, ndërsa tek sot është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit polak, Polfarmex Kutno.
“Polfarmex Kutno ka shutues të ri në ekip”, shkruan në njoftimin e klubit polak, transmeton Telegrafi

dardani

Trajneri i ekipit, Yaroslav Krysiewicz ka pohuar se ekipi do të fitojë me ardhjen e pejanit pasi që basketbollisti ka përvojë të madhe.
“Shpresojmë që Dardani të adaptohet shpejt në stilin tonë të lojës. Aftësitë e tija, karakteri i fuqishëm dhe përvoja, do të na ndihmojnë që të arrijmë qëllimet tona”, ka thënë Krysiewicz për ueb-faqen probasketi.
Kujtojmë se basketbollisti pejan në stinorin e kaluar me Sigal Prishtinën ka fituar titullin e kampionit në Kosovë, Kupën dhe titullin e Ligës Ballkanike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img