10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

“Dardan Molliqaj ideator i sulmeve terroriste”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, e ka quajtur sekretarin organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, “ideator i sulmeve terroriste”.
Ai ka aluduar në sulmin që është kryer në Kuvendin e Kosovës, nën dyshime për kryerjen e së cilit akt u arrestuan gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes, mes tyre edhe tashmë i ndjeri Astrit Dehari, njofton Klan Kosova.
“Cdo person është i pafajshëm derisa të vërtetohet ndryshe nga gjykata. Kështu besoj unë. Ka shumë gjëra që duhet të qartësohen në këtë rast. Ndër to është edhe vizitat e Dardan Molliqajt – ideator i sulmeve terroriste – në burg”.
Beqa nga ana tjetër ka thënë se seanca e jashtëzakonshme të cilën kuvendi e mbajti sot ka qenë e domosdoshme, për shkak zhvillimeve pas vdekjes së Deharit.
“Vdekja e Astrit Deharit është keqpërdorur nga disa subjekte në Ksoovë. Ndaj ne jemi detyruar që të bëjmë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për këtë cështje. Konsideroj që kjo është dashur të ndodh, për shkak të sqarimeve për opinionin publik”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img