6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

“Dardanët” zbulojnë sloganin emocionues për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” kanë zbuluar sloganin e tyre për ndeshjet kualifikuese të kombëtares kosovare në rrugëtimin e tyre drejt Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

“From Pain to Glory – My Dardanian Story” apo në gjuhën shqipe: “Nga dhimbja në lavdi, historia ime dardane” – është slogani që do t’i përcjell “Dardanët” në kampanjën kualifikuese, shkruan lajmi.net.

Deri te ky vendim, sipas tifogrupit kosovar, erdhi për të treguar vuajtjet e popullit dhe përmes tyre të tregojnë rrëfimin e tyre.

POSTIMI I PLOTË:

Pas shumë javësh diskutime, një grup punues i formuar prej disa vullnetarëve dhe kryesisë së tifogrupit, erdhi me disa propozime për sloganin që do ta përdornim për Euro 2024. Propozimet kaluan në të gjithë këshillin vendimmarrës dhe u votua për “From Pain to Euro Glory – My Dardanian Story”. Kështu kujtojmë ta kaluarën, vuajtjet tona si popull dhe përmes tyre dëshirojmë ta tregojmë rrëfimin tonë, që është gërshetim i shumë elementeve që kemi përjetuar, si dhimbjet e deri te krenaria që dëshirojmë ta arrijmë përmes kualifikimit në Evropian.

Ky slogan do të jetë i përbashkët, si i yni si tifogrup Dardanët, ashtu edhe i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kujtojmë për fund se ideator i këtij slogani është Prof. Dr. Gëzim Krasniqi, njëherësh tifoz i vërtetë i Kombëtares së Kosovës, të cilin e falënderojmë këtë kontributin e madh që jep në vazhdimësi.

FORCA KOSOVË.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img