15.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

“Darka e presidentit” me mësimdhënësit, konflikt interesi (Video)

“Darka e presidentit” me mësimdhënësit në Drenas, nga shoqëria civile, po konsiderohet si konflikt interesi dhe shkelje e Kushtetutës.
Sipas drejtorit të organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, darka e presidentit në këtë komunë do të mund të ishte deri diku normale, në një kohë tjetër, por jo tani vetëm 3 javë para zgjedhjeve.
Ai po ashtu vlerëson se ky veprim i presidentit po dëshmon se ai ende nuk është distancuar nga partia.
Ndërsa opinionisti Imer Mushkolaj vlerëson se Hashim Thaçi nuk po sillet si president, por si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas tij, pos Drenasit, këtë e dëshmon edhe takimi i presidentit me strukturat lokale të PDK-së në Malishevë, një javë më parë.
Vetë Presidenti Thaçi, të premten mbrëma, ka refuzuar të komentojë për prezencën e tij në darkën me mësimdhënësit e komunës së Drenasit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img