10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

“Dashnia m’paska qorru”, kënga më e re nga Donjeta Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Donjeta Morina, ka publikuar një projekt të ri muzikor ditën e sotme (e mërkurë).

Fjala është për këngën “Dashnia m’paska qorru”, të cilën e solli të realizuar edhe me klip.

Teksti është shkruar nga vet artistja, kurse për muzikën dhe producimin u përkujdes Bini Diez.

Donjeta Morina (Foto: YouTube)

Për klipin e këngës është kujdesur regjisori i njohur, Valon Aziri.

Morina u shfaq në formë të mrekullueshme në veshjet që ka përzgjedhur për videoklip.

Donjeta Morina (Foto: YouTube)

Ajo po vazhdon punën për projekte të reja dhe viteve të fundit është pëlqyer tejet shumë për këngët e bashkëpunimet që ka sjell.

E njëjta që nga fillimi është pjesë e studios “Bini Diez” të producentit Shkumbin Nebihu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img