21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

“De Biasi po e pret telefonatën nga Federata”

Mosha e trajnerit Edy Reja dhe rezultatet e fundit të Kombëtares shqiptare ngrenë pikëpyetje në lidhje me vazhdimin e kontratës me italianin.

Në studion e “TV Klan”, ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila e ka hedhur hipotezën e rikthimit të Gianni De Biasit në krye të Shqipërisë.

“De Biasi po e pret telefonatën nga FSHF-ja”, ka thënë ish-mbrojtësi i djathtë, shkruajnë mediat shqiptare.

Alban Xhihani është shprehur dyshues në lidhje me një pistë të tillë, duke dhënë argumentin se ish-trajneri i kuqezinjve ka rinovuar me Azerbajxhanin, ku ka marrë edhe 3 fitore radhazi së fundmi.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ish-trajneri i Udineses të rikthehet tek Kuqezinjtë, me të cilët e kishte arritur rezultatin historik duke u kualifikuar në Euro 2016.

Vitin e kaluar spekulohej për De Biasin se mund t’i bashkohej edhe Kombëtares së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img