28.3 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

Deçani me mbledhje të jashtëzakonshme për lirimin e Haradinajt

Asambleja Komunale në Deçan mban mbledhje të jashtëzakonshme për lirimin e menjëhershëm të ish- kryeministrit të Kosovës, tash lider i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media të Komunës së Deçanit.

“Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, ju njoftojmë se, të hënën  më  09 Janar 2017 ,në ora 13:00 në Deçan, Asambleja Komunale mban mbledhje të jashtëzakonshme për të kërkuar lirimin e mënjihershem të ish- kryeministrit Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është arrestuar nga policia franceze me një urdhër-arrest të Serbisë.

Arrestimi i tij ka zgjuar reagime të shumta të zyrtarëve mbarëshqiptarë, si dhe ata të huaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles