10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

“Dëgjova që bërtiste”, krimi makabër në Elbasan, fqinjët rrëfejnë tmerrin: Gruaja thirri për ndihmë

Një grua u vra sot në Elbasan nga burri i motrës së saj.

44-vjeçarja Alma Qevani ndërroi jetë në spital nga plagët që mori nga sëpata me të cilën e qëlloi Tefik Tashi, 58-vjeç.

Raportohet se shkak kanë qenë motivet e dobëta pasi kunata e kishte ofenduar te gruaja e tij. Pas këtij sulmi autori është larguar më vrap në tentiativë për tu fshehur, por policia mundi ta lokalizojë në zonë ku arrestimi u krye në flagrancë.

Fqinjët e të afërmit e viktmës dhe autorit kanë treguar më shumë hollësi lidhur me rrethanat e krimit të rëndë.

“U dëgjova zhurmë dhe gruaja kërkoi ujë, ndihmë. Dola unë dhe i çova ujë, ia lash tek porta. Erdhi e mori vetë. Nuk shkova atje afër, ajo kishte gjak në fytyrë. Më thirri një grua në dritare e më tha: E theri.

Ishin goca të mira, nuk përziheshin,” thonë ato.

Gjatë momenti të ndalimit ai në dorë mbante edhe sopatën më të cilën kreu krimin. Autori Tefik Tashi u dërgua në komisariat, ndërsa u morën në pyetje dëshmimtarët për të zbardhur ngjarjen

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img