8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Delawie: Dhuna shkatërron demokracinë

Ambasadori amerikan Greg Delawie teksa po qëndron në Prizren, tha se kjo javë ka filluar me medaljen e artë të Maljinda Kelmendit por se është thellësisë i zhgënjyer me atë që ndodhi sot në Parlament, pasi sipas një anëtarë i Kuvendit ka përzgjedhur të përdor dhunën për të përfituar politikisht.
“Javën e kaluar debati mbi demarkacionin ka qenë ajo se si do duhej të duket demokracia, ku njerëzit kanë folur dhe shprehur mendimet e jo të pajtohen me gjithsecilin. Demokracia nuk duket si gazi lotsjellës, dhuna e shkatërron demokracinë dhe është shkatërrim i asaj që populli i Kosovës punon dhe synon”, tha Delawie teksa po qëndron në Prizren, ku edhe po mbahet Dokufest, shkruan lajmi.net.
Delawie po ashtu e përmendi edhe  gjetjen e mjeti shpërthyes në shtëpinë e Murat Mehës duke thënë se frikësohet nëse Kosova e pranon dhunën si mjet politik për arritjen e qëllimeve.
“Kemi parë këso storje në Ballkan shumë herë në dekadat e fundit dhe asnjëra nuk ka përfunduar mirë dhe nuk i ka sjell asgjë të mirë vendit, e kjo duhet të ndërpritet”, ka pranuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img