8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Deliu thotë se Kurti bëri mirë që më në fund vizitoi Skenderajn

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në fshatin Llaushë të Skenderajt, pas vërshimeve të shumta në këtë regjion.

Deliu-Kodra në një postim në rrjetin social “Facebok”, tha se Kurti bëri mirë që më në fund vendosi të vizitojë Skenderajn, komunën më të prekur nga përmbytjet.

Megjithatë, ligjvënësja opozitare shtoi se kjo vizitë përveç që do të duhej të realizohej me kohë, do të duhej të vinte, “mbi të gjitha nga ndjenja e përgjegjësisë” dhe jo sipas saj, si reagim ndaj presionit të gjerë publik.

“Shpresoj që Qeveria do të tejkalojë qasjen e deritanishme të krijuar ndaj rajonit të Drenicës dhe t’u përgjigjet nevojave emergjente të qytetarëve të dëmtuar rëndë nga vërshimet”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Kurti bashkë me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nurën, sot e ka vizituar fshatin Llaushë për të parë nga afër dëmet e shkaktuar nga vërshimet.

Bashkë me Kurtin dhe Nurën, ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Nura në Facebook, ka njoftuar se të dëmtuara janë ekonomitë familjare, bujqësia, si dhe infrastruktura publike.

“Në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave”, shkroi ai.

“Familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img