7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Dembele i kundërpërgjigjet Barcelonës: Nga sot do të përgjigjem sinqerisht, pa iu dorëzuar asnjë lloj shantazhi

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, ka lëshuar deklaratë duke iu kundërpërgjigjur sipas tij ‘shantazhit’ të klubit aktual dhe duke këmbëngulur se ai nuk do të largohet në afatin e janarit.

Kontrata e tij po përfundon më 30 qershor, kështu që Barca paralajmëroi se ai ose mund të pranojë një shitje tani ose duhet të ndërpresë kontratën e tij më herët me pëlqim të ndërsjellë për të shmangur largimin falas.

Sidoqoftë, Dembele nuk ka ndërmend të bëjë asnjërën nga këto gjëra.

“Njerëzit kanë folur për mua, kanë gënjyer me një qëllim të vetëm, për të më dëmtuar. I qëndrova linjës që të mospërgjigjjem, të mos justifikohem. A ishte ky një gabim? Patjetër”.

“Epo që sot, kjo ka mbaruar. Nga sot do të përgjigjem sinqerisht, pa iu dorëzuar asnjë lloj shantazhi”.

“Unë jam 24 vjeç dhe si çdo mashkull kam të meta. Kam përjetuar momente komplekse, lëndime, më ka prekur edhe COVID-i”, ka shkruar fillimisht lojtari.

Ai ka thënë se nuk do t’i lejoj të tjerët që të thonë se Dembele nuk është i përfshirë në projektin sportiv, apo të thotë gjëra që ai nuk i ka bërë.

“Unë jam ende nën kontratë, jam plotësisht i përfshirë dhe në dispozicion të klubit tim, trajnerit tim. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për shokët e mi, kjo nuk do të ndryshojë tani. Unë nuk jam njeri që mashtron apo i dorëzohem shantazheve”.

“Siç e dini, ka negociata. E lashë agjentin tim të kujdeset për to, kjo është zona e tij. Territori im është të luaj futboll, duke ndarë momente gëzimi me shokët dhe tifozët e mi. Mbi të gjitha, le të fokusohemi te fitorja”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img