12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

“Demokracia Fillon Këtu” kundër rrënimit te shtëpisë se Xhafer Devës

OJQ “Demokracia Fillon Këtu” ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e drejtorisë së inspekcionit  të komunës së Mitrovicës, për rrënimin e shtëpisë se Xhafer Devës, cila është objekt i mbrojtur si pjesë e trashegimisë kulturore në qytetin e Mitrovicës.
“Duke shikuar pas në të kaluarën gjejmë se historiku i kësaj shtëpie si nje nga objektet e pakta të trashegimisë kulturore në Mitrovicë e cila figuron ne bazën e të dhënave si pjesë e trashëgimisë kulturore e mbrojtur nga ligji ka një rëndësi të madhe dhe qytetarët janë shumë të lidhur emocionalisht me të”, thekson “Demokracia Fillon Këtu” .
Guximi  për të nxjerrë vendim për rrënimin e një objekti të trashegimisë kulturore sipas kësaj OJQ-je bartë në vete një mesazh shumë të keq.
Kjo nënkupton ose tendencë për të përfituar materialisht nga rrënimi i këtij objekti  duke e destinuar për aktivitet biznesi këtë lokacion ose mosnjohuri bazike nga zyrtar lokal për obligimet e veta në raport me trashegimin kulturore.
Në emër të të rrjetit të OJQ-ve, “Demokracia Fillon Këtu” kërkojmë nga Kryetari i Komunës Bahtiri dhe drejtoria përkatëse  të anulohet ky vendim i padrejt dhe të ndërrmiren hapa konkret për ruajtjen e trashegimisë kulturore në pajtim me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Nga, Qeveria e Kosovës, respektivishit ministria përkatëse kërkojmë të ndërrmar veprime ligjore për të parandaluar një veprim të tillë i cili bie ne kundërshtim flagrant me standardet e ruajtjës së trashegimisë kulturore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img