4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti ashkali: Jemi të shkelur, vetëm serbët po favorizohen

Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalive të Kosovës (PDAK), njëherësh deputeti i Kuvendit nga grupi 6+, Danush Ademi ka fajësuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, që, sipas tij, po bën ndarje në rastin e komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Në një intervistë për “Indeksonline”, ai theksoi se edhe kësaj radhe ashkalinjët janë trajtuar në mënyrë të pabarabartë me ndarjen e fondeve dhe projekteve. Sipas Ademit, të gjitha fondet për këto kategori po i shfrytëzon komuniteti serb.

Gjatë kësaj interviste, deputeti ashkali ka folur edhe për përplasjet në Kuvendin e Kosovës si dhe hedhjet e shpeshta të gazit lotsjellës nga opozita. “Tymi dhe gazi nuk ju ka dashur Kosovës”, thotë ai.

Kurse, Ademi thotë se fajtore për mostranfsorimin  e FSK-së në Forca tw Armatosura (FAK) është Qeveria e Kosovës.

Indeksonline:Na tregoni si ishte ky vit për ju dhe grupin 6+, çfarë konkretisht keni arritur?

Ademi: Sa i përket grupit parlamentar, edhe pse ka qenë një unitet brenda grupit parlamentar, nuk kemi pasur mundësi të arrijmë diçka konkrete në dobi të komuniteteve, arsyeja është se secili deputet ka anuar nga komuniteti të cilit i përket dhe në fund rezultati zero, duke e llogaritur komuniteti boshnjak dhe komuniteti turk kanë përfituar me shumë sepse kanë ministri të cilat udhëhiqen nga ta. Po të kishim edhe ne një Ministri nga komuniteti ashkali besojë që kishim përfituar diçka më shumë.

Indeksonline: Në këtë legjislaturë më shumë kishte gaz e tym nga opozita. Si i kini parë ju këto veprime?

Ademi: Sa i përket gazit dhe tymit të këtij viti besojë që ka qenë një gjë e tepruar, ka qenë një pasqyrë jo e mirë për Kosovën. Tymi dhe gazi nuk ju ka dashur Kosovës.

Indeksonline: Këtë vit nuk është arritur që të kryhet një çështje kryesore për Kosovën. Transformimin i FSK-së në FAK, kush mendoni se është fajtori?

Ademi: Për këtë është fajtor Qeveria duke mos arritur një koncenzuz me komunitetin Serb.

Indeksonline: Serbët me ngulm janë duke kërkuar që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, mendimi juaj për këtë?

Ademi: Kjo është përgjegjësi e Qeverisë.

Indeksonline: Na tregoni, si po trajtohet komuniteti ashkali?

Ademi: Sa i përket komunitetit tonë në Kosovë nuk trajtohet në mënyrë të barabartë me ndarjen e fondeve dhe projekteve për komunitetin Ashkali.

Të gjitha fondet për komunitete i shfrytëzojnë  vetëm komuniteti serb, siç e keni parë edhe ju disa herë kam ngrit këtë çështje në Kuvendin e Republikës se Kosovës, si dhe për projekt buxhetin e vitit 2017 kam kërkuar një shumë në vlerë prej 1,000,000 € për ndërtimin e shtëpive për rastet sociale për komunitetin ashkali.

Ndërsa tek punësimi nuk zbatohet 10 % për punësimin e komuniteteve edhe aty shkelen të drejtat e komunitetit tim ashkali.

Indeksonline: Çfarë prisni për vitin 2017?

Ademi: Besoj që në vitin 2017 Qeveria e republikës së Kosovës do ta përkrah komunitetin tim ashkali më shumë. Duke e llogaritur se komuniteti im deri më tani ka qenë i anashkaluar.  Si dhe besoj që në qershor të vitit 2017 në rishikim te projekt buxhetit amandamentin tim që e kam kërkuar për ndërtimin e shtëpive për rastet sociale të më kaloj në Kuvendin e Republikës së Kosovës e të merr shumicën e votave nga deputetët, ku kam premtime nga disa deputet që do të më përkrahin në rishikim të buxhetit për këtë amandament.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img