4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i Kurtit e kritikon qasjen e tij në dialog: Po humbet kohë me çështje teknike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka quajtur të gabuar qasjen e Qeverisë Kurti në dialog, duke thënë se po humbet kohë me çështje teknike, siç janë targat.

Abazi ka thënë për Ekonomia Online se arritja e marrëveshjes për targat është e mirëseardhur, duke marrë për bazë se janë ulur tensionet.

Tutje, ai tha se përcaktimi i Serbisë është të sabotojë çdo lloj progresi në Kosovë.

Sipas deputetit Abazi, e rëndësishme është që Serbia nuk do të lëshojë më tabela dhe kjo çështje duhet të përfundojë me një marrëveshje finale, ku njohja është pjesa kryesore.

“Gjëja e mirë dhe më e rëndësishme është heq tensioni. Ne e dimë që përcaktimi i Serbisë është të sabotojë çdo lloj progresi në Kosovë. Ka qenë e gabuar fokusimi tek çështjet teknike i Brukselit dhe palës kosovare. Por mendoj që është tejkaluar me elegancë”.

“E rëndësishme është që Serbia nuk do të lëshojë më tabela. Pa çka që kjo do të duhej të ishte një çështje që do të përfundonte sipas një marrëveshje finale ku njohja është pjesa kryesore. Por gjithsesi kornizimi i dialogut është i tillë që krijon befasi dhe duhet matur hapat nga tash e tutje”.

“Duhet falënderuar ambasadorin amerikan, i cili në momentin e duhur ka intervenuar dhe ka krijuar hapësirë që kjo çështje të zgjidhet”, tha Abazi për EO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img