7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i PDK-së i reagon Jakup Krasniqit: Rregullsia e procesit zgjedhor, ju ka çrregulluar

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, sërish i është kundërpërgjigjur Jakup Krasniqit.
Në llogarinë e tij në Facebook, deputeti Muja ka shkruar se humbësve gjithmonë ju krijohet obsesioni para syve, por bacit Jakup nuk i është hequr që nga 4 dhjetori. Muja ka thënë se procesi zgjedhor është aq i rregullt, saqë rregullsia e tij e ka çrregulluar më së shumti Nismën për Kosovën.
Ky është statusi i plotë:
Humbësve gjithmonë ju krijohet obsesioni para syve. Por, baci Jakup para syve e ka që nga 4 dhjetori. Procesi i sotëm zgjedhor në komunën e Drenasit është aq i rregullt, saqë rregullsia e tij më së shumti e ka çrregulluar Nismën për Kosovën. PDK sërish përçoj mesazhin se Drenica di të bëjë demokraci dhe di ta ndërtojë shtetin. Gara politike është e ndryshme baci Jakup dhe në faza të ndryshme, sikur të ishe në PDK, ti vetë i kishe marrë mbi 10,000 vota, por sot me krijesën e Nismës, më vjen keq që qysh në orën 19:00 do ta kuptosh vlerësimin e qytetarëve të Drenasit, të cilët nuk janë hajdutë, por demokratë të vërtetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img