12.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i VV-së: Përmes fertilizimit të asistuar ka rrezik për inceste

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka renditur arsyet pse është kundër Projektligjit për Shëndetin Riprodhues konkretisht fertilizimit të asistuar.

Rrahmani rënditi tri arsye pse është kundër këtij Projektligji, ku një ndër ta tha se është rreziku të ndodhë incesti.

“Në fakt nuk është se kam qenë kundër Ligjit në tërësi, në fakt janë tri çështje të cilat janë problematike aty. Jam kundër fertilizimit tek vajzat të cilat janë pamartuara, nuk kanë një partner, pra dëshirojnë që të kenë fëmijë përmes një donatori, një dhuruesi, i cili mund të mos dihet se as kush është, ç’ka është dhe si është. Kjo ka qenë kundërshtimi im i parë. Unë si deputet nuk mund të rregulloj me ligj një çështje e cila mendoj se është e dëmshme për familjen dhe shoqërinë. Nuk besoj se mund të vendosim as ne si persona dhe as si grua që një fëmije t’i mohojmë të drejtën të ketë babë. Nuk besoj se kemi të drejtë t’u ndalojmë fëmijëve që të kenë babë, për shkak se jeta të cilën ne e bëjmë e shohim se sa e nevojshme është për fëmijët të kenë një familje, nanë, babë gjyshe, që i qëndron çdoherë pranë atij fëmije”

“Po ashtu është e rrezikshme për shkak që nëse dhuruesi apo donatori ka edhe familjen e vet dhe ka fëmijët e tij dhe në njëfarë mënyre ka dy familje, familjen me gruan dhe atë që ka kërku donacionin. Në një të ardhme mund të takohen djali që e ka me familjen e tij dhe vajza me familjen dhuruese dhe martohen, ky do të qonte në incest. Unë nuk do të mundem asnjëherë të votoj një ligj të tillë që ata pa vullnetin e tyre të krijojnë incest sepse ata nuk e dinë, sepse po ta dinin nuk do ta bënin. Ky është faji i dhuruesit dhe i gruas që ka kërkuar që në këtë mënyrë të bahet nanë. Këto janë çështje të cilat ne nuk duhet t’i mbështesim dhe jam i lumtur që në publik dhe tek qytetarët jam duke parë një mbështetje shumë të madhe në këtë fushë”

Ai tha se nuk është kundër fertilizimit kur një burrë dhe një grua kanë nevojë për arsye shëndetësore.

“Nuk jam kundër fertilizimit ku kanë nevojë një burrë dhe një grua për shkaqe shëndetësore, jam kundër në kete kategori që e rrezikon fëmijën apo të lindurin përmes kësaj mënyre se ai të nesërmen nuk mund ta dijë se kush është dhuruesi. Çështje tjetër problematike në këtë ligj është edhe përcaktimi i gjinisë. Fatkeqësisht në shoqërinë tonë dëshira është më e madhe që të ketë djem se sa vajza dhe një mundësi të tillë shumkush mund ta keqpërdorte. Një diçka tjetër është Banka për ruajtjen e qelizave e cila nuk është e rregulluar me ligj, që të ketë siguri të madhe por këto mund edhe të plotësohen përmes amendamentimit nga deputetët. Për ligje të tilla duhet të ketë më shumë kujdes edhe nga ministrat edhe prej Qeverisë që kur të vijnë në Kuvend t’i kemi parasysh edhe qështjen shoqërore dhe familjare per te cilat jemi pergjegjes për rregullimin e tyre” deklaroi Rrahmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img