10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Deri ku shtrihej Serbia e vitit 1916

Komanda Supreme e ushtrisë së Austro-Hungarisë shpalli më 1 janar të vitit 1916 Guvernmanin e përgjithshëm ushtarak të Serbisë, ndërsa formimi i pushtetit okupuese në gjithë territorin e Serbisë pasoi në muajt vijues.
Kështu shkruan sot gazeta “Politika” e Beogradit duke cituar historianin Branko Bogdanoviq.
Sipas kësaj gazete ai ka zbuluar disa fakte historike deri tash të panjohura nga kjo periudhë e okupimit të Serbisë, transmeton Koha.net.
Në pranverë të vitit 1916 në përbërje të guvernmanit u përfshinë rrethet Uzhica, Çaçaku, Krushevaci, Mitrovica, Novi Pazari dhe Prijepola. Ndarja e territorit të shtetit të pretenduar të Serbisë ishte vendosur me Traktatin e Sofjes nga viti 1915, ndërsa ishte saktësuar më 1 prill të vitit 1916 me marrëveshjen mbi vijën e demarkacionit ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Bullgarisë. Elbasani, Gjakova, Mitrovica, Aleksandrovci, Krushevaci dhe bregu i djathtë i Moravës së Madhe mbetën në anën e Austro-Hungarisë, ndërsa Prizreni, Prishtina, Prokupla dhe bregu i majtë i Moravës së Madhe në anën e Bullgarisë.
Qarqet udhëheqëse të Austrisë qysh me Krizën Aneksioniste ishin përcaktuar për eliminimin e plotë të Mbretërisë së pavarur të Serbisë dhe për inkorporimin e saj në përbërje të monarkisë.
Pjesa hungareze e monarkisë, me kryeministrin Ishtvan Tiso në krye, ishte kategorik kundër aneksimit të Serbisë, duke pasur drojën nga shtimi i numrit të popullatës sllave dhe të ridizajnimit të mundshëm të monarkisë dypalëshe në trepalëshe, në të cilën popullsia sllave do të ishte dominanta kundruall asaj hungareze.
Serbia e okupuar u nda në zonën okupuese Austro-Hungareze dhe atë Bullgare, ndërsa gjermanët mbajtën korridorin e vet, citon kjo gazetë sqarimin e historianit Bogdanoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img