13.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje, ishin paraparë të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës për seancën e ardhshme, si dhe pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Ndonëse pritej të mbahej seanca e radhës këtë të enjte, e njëjta nuk do të mbahej, për arsye të vizitës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetares, Saranda Bogujevci në Evropë

Këtë e bëri të ditur, shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila.

Ajo tha se seanca e radhës pritet të mbahet më 1 shkurt.

“Sot nuk kishte kuorum për mbledhë arsyeja ishte mungesës së tre nënkryetarëve. Enver Hoxhaj nuk ishte prezent. Sipas agjendës do të duhet të diskutonim për seancën e radhës e cila do të duhej të mbahej të enjten. Arsyeja që këtë javë nuk do të mbahet seanca e Kuvendit është sepse kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca edhe Saranda Bogujevci do të marrin pjesë në një takim në Evropë”, tha ajo.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img