8.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Dhjetë thënie të urta për politikën

Njerëzit e mëdhenj, përgjatë historisë përveç që kanë krijuar vepra të mëdha, gjithashtu kanë lënë edhe fjalë të mëdha, të cilat edhe sot i përdorim.

Janë këto shprehje të thëna nga njerëz që e kanë provuar shijen e pushtetit:

1. “Nëse ju, zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi (Shtëpia e Bardhë), jeni po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jeni njeriu më i lumtur në botë” – James Buchanan/ Abraham Lincolnit

2. “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se, të jesh president, është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget, duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet” – Harry S. Truman

3. “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë” – Napoleoni

4. “Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë” – Nikita Khrushchev

5. “Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur “Ndal!” – William F. Buckley Jr.

6. “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq” – Friedrich Nietzsche

7. “Çdo grua, që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti” – Margaret Thatcher

8. “Në politikë duhet ta tradhtosh vendin ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin” – Charles de Gaulle

9. “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër” – Ronald Regan

10. “Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme” – Charles de Gaulle/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img