-0.9 C
Pristina
Saturday, January 28, 2023

Buy now

spot_img

Dhjetëra qytetarë të Istogut e kaluan natën në QKMF, Kurti i viziton që në mëngjes

Duke parë gjendjen e rënduar nga vërshimet, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me dy ministrat e tij ka shkuar në Istog.

Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes Armend Meha dhe atë të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, fillimisht kanë vizituar fshatin Drejë, njërin prej fshatrave më të prekura nga vërshimet.

Ai është pritur nga i pari i kësaj komune Ilir Ferati, me të cilin më pastaj kanë shkuar në Qendrën e Mjekëisë Familjare në Istog, ku momentalisht janë strehuar mbi 30 persona të fshatit Zallq.

“Bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, vizituam rreth 20 pjesëtarë të FSK-së të cilët me kamion ushtarak dhe barkë lundruese, po e bëjnë të pamundurën që t’iu dalin në ndihmë banorëve të fshatit Drejë, në Istog. Aty, te “Ura në Drejë”, mbi lumin Kujavç, na priti kryetari i komunës Ilir Ferati i cili na njoftoi me gjendjen e vështirë dje dhe sot. Më pas shkuam bashkë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ku vizituam dy familje të evakuara nga Zallqi: Arton dhe Luljeta Jahajn me katër fëmijë të vegjël, dhe, Avdi e Floreta Jahajn me dy fëmijë të vegjël. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk kemi qytetarë të vdekur e as të lënduar. Edhe Klina, Peja e Gjakova, sikurse edhe Mitrovica, Skenderaj e Podujeva kanë pësuar dëme”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti.

Gjendja në Istog as sot nuk duket aq e mirë, pasi momentalisht tetë fshatra janë të prekura nga vërshimet.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img