6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Diaspora, 752 milionë euro remitenca

Gjatë vitit 2015 bashkatdhetarët tanë që jetojnë nëpër shtete të ndryshme të botës, dërguan në Kosovë, përmes rrugëve zyrtare, hiç më pak se 752 milionë euro
Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës, gjatë vitit që lamë pas dërguan në Kosovë hiç më pak se 752 milionë euro. Në raport me vitin paraprak ka një rritje të dërgesave prej 8,5 për qind. Por, shuma e mjeteve që realisht kanë ardhur nga diaspora në Kosovë llogaritet të jetë shumë më e lartë, pasi që një pjesë të madhe të mjeteve që ata i sjellin vetë në Kosovë nuk i deklarojnë farë gjatë hyrjeve nëpër pikat kufitare.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së shihet se nga viti 2004 e deri në fund të muajit maj të këtij viti shuma e mjeteve, e dërguar nëpër rrugë zyrtare, është rreth 6.3 miliardë euro.

Ndërkaq, nga viti 2000 e deri në fund të vitit 2003 nuk ka statistika rreth dërgesave të mjeteve. Gjatë viteve të fundit bashkatdhetarët përveç remitencave kanë investuar direkt edhe në blerje të patundshmërive. /Zëri/PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img