13.8 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

Digjet një autobus në Fushë Kosovë, nuk ka të lënduar

Një autobus në Fushë Kosovë është mbuluar nga flakët.

Sipas pamjeve, autobusi ka qenë i parkuar në stacion në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Policia ka konfirmuar për Indeksonline se nga ky incident nuk ka të lënduar, teksa rasti është duke u hetuar.

“Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, ka pohuar policia.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img