10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Dikur frymëzoi masakrat në Kosovë, këngëtari serb ftohet në Festën e Birrës në Korçë

Këngëtari serb Goran Bregovic do të jetë një nga të ftuarit special të këtij viti në Festën e Birrës në Korçë.

Lajmin e kanë dhënë vetë organizatorët përmes një njoftimi, ku kanë treguar se nata kur do të këndojë Bregovic do të jetë kulmi i festës, duke i bërë prezantim të veçantë pjesëmarrjes së tij.

“Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari do të shfaqet para publikut në Shqipëri. Ai mbajti koncert të madh në Tiranë në vitin 2014, ku edhe u vlerësua me çmimin “Çelësi i Tiranës” në atë kohë nga Edi Rama i cili ishte kryetar i bashkisë.

Kujtojmë që Bregovici ishte kthyer në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët “Kallashnikov”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img