5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Disa lagje në Prishtinë do të përballen me ndërprerje të ujit

Lagjja “Kodra e Trimave”, lagjja e “Muhaxhirëve”, “Dodona”, “Taslixhja”, “Aktashi”, “Bregu i Diellit” dhe zonat e Matit do të përballen me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë gjatë të premtes.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura atmosferike në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit, ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.

Ndërkohë, ka thënë se impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.

“Për shkak të gjendjes alarmante me vërshime dhe turbullirë të ujit në kanalin e Ibër Lepencit, përveç Fushë Kosovës, Drenasit, Zonës Industriale dhe lagjes Kalabria në Prishtinë, çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë sot do të kenë edhe: lagjja Kodra e Trimave dhe të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga rezervuari i Mirëditës si: lagjja e Muhaxhirëve, lagjja Dodona, Taslixhe, Aktash, Bregu i Diellit dhe të gjitha zonat e Matit”.

Paralajmërohet se kjo situatë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img