17.7 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

Diskutohet pjesëmarrja e Kosovës në Bursën Shqiptare të Energjisë

Në kuadër të integrimit bilateral të tregut të energjisë Kosovë-Shqipëri, sot në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik është mbajtur takimi i akterëve kyç të këtij sektori me ç’rast, USAID  RE-Power Project ka prezantuar draftin e participimit të Kosovës në Bursën Energjetike të Shqipërisë.
Me inkuadrimin e Kosovës në BSHE, vendi do të jetë në gjendje më lehtë të përmbush zotimet e marra në kuadër aplikimit të masave të buta ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë, tregu ynë do të ketë një efiçiencë më të lartë të operimit, rritet konkurrenca, krijon qasje të palëve të treta në këtë treg unik dhe anasjelltas si dhe mundëson burime të reja ndihmëse dhe balancimit.
Përfaqësues të institucioneve qeveritare, rregullatorë, operatorë të energjisë dhe përfaqësueses të USAID – Kosova dhe USAID –Shqipëria, duke diskutuar mbi draftin e participimit të Kosovës në BSHE, ata vlerësuan se Kosova ka për obligim të emërojë një ONTE, por kostoja e aktivitetit do të jetë e lartë dhe tregu vetanak do të jetë jolikuid.
Me tej u theksua se përfshirja në BSHE kërkon që paraprakisht të bëhen disa ndryshime në legjislacion, rregullat e tregut dhe licencimit si dhe Rregullat e SEE CAO duhet ta akomodojë bashkimin e tregut të energjisë. Për përmbushjen e këtyre obligimeve nevojitet të krijohet një Komitet Drejtues me përfaqësues të Qeverisë, ZRRE-së dhe KOSTT.
Po ashtu në këtë takim pjesëmarrësit u pajtuan që gjatë muajt Nëntor të ketë një takim të përbashkët me palën e Shqipërisë për të diskutuar mbi hapat e ardhshëm në procesin e tregut të përbashkët.
Ndryshe, Projekti i Bursës Shqiptare të Energjisë (BSHE) është pjesë e modelit të ri të tregut të energjisë, që përshtatet me objektivat e Bashkimit Evropian, që do të funksionojë në modelin e të gjitha bursave evropiane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img