8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Dita e fundit e qeverisjes së Krivokapiqit në Mal të Zi?

Në Podgoricë sot do të mbahen dy seanca të jashtëzakonshme të Kuvendit të Malit të Zi.

Në to, deputetët do të vendosin veçmas, fillimisht për shkurtimin e mandatit të parlamentit, të propozuar nga qeveria dhe më pas për mosbesimin ndaj pushtetit aktual ekzekutiv që udhëhiqet nga kryeministri Zdravko Krivokapiq, i cili u iniciua nga opozita dhe koalicioni “E Zeza në të Bardhë”, i cili udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviqit.

Parlamenti i Malit të Zi u konstituua më 23 shtator të vitit 2020, pasi tre lista zgjedhore të opozitës së atëhershme formuan një shumicë parlamentare dhe e para që mori pushtetin pas 30 vitesh nga Partia Demokratike e Socialistëve, lider i së cilës është presidenti aktual, Milo Gjukanoviq, raporton rtcg.

Qeveria beson se situata komplekse politike në Mal të Zi kulmoi me njoftimin e zëvendëskryeministrit përgjegjës për koordinimin e shërbimeve të sigurisë, Abazoviq për formimin e një qeverie të pakicës që nuk do të përfshinte Frontin Demokratik dhe DPS-in.

Propozimi për mosbesimin ndaj qeverisë u nënshkrua nga 31 anëtarë të opozitës dhe koalicionit “E Zeza në të Bardhë”, pasi kryeministri Zdravko Krivokapiq refuzoi të nënshkruajë interpelancat e miratuara nga ministrat e Punëve të Jashtme, të Bujqësisë dhe Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportive.

Nënshkruesit e kësaj nisme besojnë se kriza politike, bashkëpunimi joadekuat ndërmjet autoriteteve legjislative dhe ekzekutive, mos harmonizimi i legjislacionit me legjislacionin e BE-së, si dhe mosveprimi i disa ministrave kanë sjellë ngadalësimin e integrimeve evropiane.

Ndryshe, Krivokapiq tha të enjten pas seancës së pasuksesshme se ishte i sigurt se nga sot nuk do të jetë kryeministër i Malit të Zi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img