14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Dogana grumbullon 646 milionë euro

Dogana e Kosovës ka arritur që të rris edhe më tej të hyrat e grumbulluara për buxhetin e Kosovës. Deri më sot ka mbledhur 646 milionë euro të hyra derisa vitin e kaluar kemi pasur 556.9 milionë, kjo paraqet 89.1 milionë më shumë apo 16%.
Përveç që janë rritur të hyrat, dogana ka punuar shumë edhe me biznese ashtu që të rritet vetëdijesimi i tyre mbi procedurat doganore, obligimet tatimore dhe mbi të drejtat e biznesit gjatë zhdoganimit të mallrave të tyre.
Që rezultati i arritur deri tani është domethënës, tregojnë statistikat e uljes së numrit të ankesave nga ana e bizneseve, pasi që vërehet qartë tendenca e uljes së numrit të ankesave nga bizneset si rezultat direkt i punës së doganës. Bazuar në paraqitjen grafike, shihet se numri i ankesave të paraqitura në vazhdimësi është duke rënë, sipas parashikimeve dhe sipas këtij trendi deri në fund të këtij vitit ne do të pranojmë rreth 1000 ankesave. Derisa në vitin 2014 patëm një mesatare mujore prej 158 ankesave gjatë vitit 2015 kishim 108, derisa gjatë këtij viti mesatarja mujore ka rënë në 90 ankesa gjatë një muaji.

renia e mesatares mujore të ankesave

Pra sipas këtij trendi gjatë këtij viti ne presim të marrin rreth 1000 ankesa që në total paraqesin ulje me mbi 30% në krahasim me vitin paraprak.
Drejtori i përgjithshëm i Doganës Lulzim Rafuna theksoi se përpjekjet e tyre për të luftuar dukurit negative dhe për të ofruar një treg të barabartë kanë dhënë rezultatet maksimale.
“Ulja e numrit të ankesave paraqet edhe një sukses të radhës, respektivisht tregon ngritjen e besimit të kompanive në Doganën dhe procedurat e aplikuara nga ne, ulja e ankesave dhe rritja e të hyrave janë indikatorë të qartë se Dogana e Kosovës tanimë është një institucion kredibil dhe modern i barabartë me doganat evropiane”, tha Rafuna.
Ndryshe, Dogana gjatë një viti kalendarik zhdoganon mbi 250,000 mijë raste, kurse numri i ankesave prej 631 është vetëm 0,2% e tërë zhdoganimit. Derisa tabela në vijim tregon metodologjinë e mesatares së të ankesave të pranuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img