7.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Buy now

spot_img

DokuFest XV: Shpallen fituesit!

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që u mbajt sot në Kinemanë Lumbardhi në Prizren, u shpallën fituesit e edicionit të 15-të të Dokufestit. Nga gjashtë kategori, në garë ishin gjithsej 107 filma.

 https://youtu.be/yMMuBbY8H9M

Gjatë festivalit janë shfaqur 238 filma nga 57 shtete, janë mbajtur punëtori, panele, debate, master-klasa, ekspozita dhe një seri e organizimeve në kuadër të DokuNights, që kanë përfshirë edhe yjet botërore si Omar Souleyman dhe Yasmine Hamdan.
Fituesit janë si më poshtë:

GARA PËR FILMIN MË TË MIRË TË BALLKANIT – FITUESI: “THELLËSIA DY” nga Ognjen Glavoniq
Juria: Eric Hynes, Marek Septimus, Maria Bonsanti
Juria e njëjtë zgjodhi për “Çmim Special” në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË TË BALLKANIT filmin SOMETHING ABOUT LIFE nga Nebojsha Sllijepqeviq.
Juria e njejtë zgjodhi FILMIN MË TË MIRË NGA REGJISORI BALLKANIK NË ARDHJE: “TURIZMI” nga Tonci Gacina.
Juria e njëjtë zgjodhi për “Çmim Special” në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË NGA REGJISORI BALLKANIK NË ARDHJE filmin “DRUMS OF RESISTANCE” nga Mathieu Jouffre.
FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR NDËRKOMBËTAR I METRAZHIT TË GJATË – FITUESI: “OLEG AND HIS RARE ARTS” nga Andrés Duque
Juria: Carlos Ramos, Jetmir Idrizi, Luke Moody, Nick Pinkerton, Rachael Rakes
Juria e njejtë zgjodhi për “Çmim Special” në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË DOKUMENTAR NDËRKOMBËTAR TË METRAZHIT TË GJATË filmin “ON FOOTBALL” nga Sergio Oksman.
FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR NDËRKOMBËTAR I METRAZHIT TË SHKURTËR – FITUESI: “IMPRESSIONS OF A WAR” nga Camilo Restrepo
Juria e njejtë zgjodhi për “Çmim Special” në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË DOKUMENTAR NDËRKOMBËTAR TË METRAZHIT TË SHKURTËR filmin “THE PARK” nga Randa Maroufi.
FILMI MË I MIRË PËR TË DREJTAT E NJERIUT – FITUESI: “HOMELAND (IRAQ YEAR ZERO)” nga Abbas Fahdel
Juria: James Longely, Mustafa Kerem Yuksel, Tue Sten Muller
Juria e njëjtë zgjodhi për “Çmim Special” në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË PËR TË DREJTAT E NJERIUT filmin “STARLESS DREAMS” nga Mehrdad Oskouei.
FILMI MË I MIRË PËR AMBIENTIN – FITUESI: “WHEN TWO WORLDS COLLIDE” nga Heidi Brandenburg dhe Mathew Orzel
Juria: Defne Koryurek, Diego Mas Trelles, Martin Horyna
Juria e njëjtë zgjodhi për “Çmim Special” në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË PËR AMBIENTIN filmin “THE WOODS DREAMS ARE MADE OF” nga Claire Simon
FILMI MË I MIRË I SHKURTËR – FITUESI: “IMPORT” nga Ena Sendjeviq
Juria: Anri Sala, Barbara Orlicz – Szczyputa, Christopher Tidman
Juria e njëjtë zgjodhi për “Çmim Special” në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË TË SHKURTËR filmin “FRANKFURTER STR. 99A” nga Evgenia Gostrer
GARA KOMBËTARE – FITUESI: “PERFORMANCË” nga Dritëro Mehmetaj
Juria: Blerta Basholli, Christoffer Olofsson, Eriola Pira
Juria e njëjtë zgjodhi për “Çmim Special” në kategorinë për GARËN KOMBËTARE filmin “I KISSED YOU KISS ON YOUR GIRLFRIEND’S CHEEK, IT WAS STILL WET” nga Samuel Weniger, Dardan Zhegrova
ÇMIMI I AUDIENCËS
“Batusha’s House”, Tino Glimmann dhe Jan Gollob
ÇMIMI I BANKËS PROCREDIT PËR EKOVIDEO-N MË TË MIRË
Fituesit e garës EkoVideo jane: Besnik Boletini, Indrit Loshi, Agon Veselaj.
 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,040FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles