14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Dokumenti sekret nga “The Times”: Kundër ushtrisë ruse nuk kemi asnjë shans!

Tek drejtuesit më të lartë të ushtrisë britanike mbizotëron alarmi. Kështu raporton e përditshmja gjermane, Bild.
Një dokument sekret thekson se në rast lufte kundër Rusisë, ata nuk kanë asnjë shans.
Publikimi i dokumentit sekret nga “The Times” vjen në një kohë kur Rusia ka rikthyer tensionet me Ukrainën për çështjen e Krimesë.
“Ushtria ruse është superiore në fushën e betejës përballë trupave britanike,” thuhet në raport.
Për më tepër, rusët mendohet se kanë përparësi edhe në luftën teknologjike, përplasjet e hakerave në internet dhe propagandën psikologjike.
Edhe pse Britania po investon rreth 4 miliardë euro për një flotë me mjete të blinduara lehtë, në dokument thuhet se ata janë të pambrojtur në mënyrë disproporcionale ndaj raketave dhe predhave ruse.
Në dokument theksohet se metodat e reja të luftës po testohen në Ukrainë, duke nisur që nga artileria e duke përfunduar tek lufta kibernetike, përcjell mapo.al.
Rusët janë në gjendje të dëmtojnë sinjalet e transmetimit dhe të nxjerrin dronët jashtë funksionit.
Edhe propaganda ruse është përmirësuar ndjeshëm.
Ndërkohë vetëm para pak ditësh, presidenti rus, Vladimir Putin u takua me presidentin turk, Erdogan.
Kjo ka shtuar frikën për një aleancë mes tyre, që do e spostonte qendrën e ndikimit në lindje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img