9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Donald Trump, presidenti i 45-të i SHBA-së

Kandidati republikan, Donald Trump është zgjedhur president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka arritur të sigurojë 270 votat e nevojshme elektorale.
Po kush është Donald Trump?
Biznesmeni miliarder i New Yorkut Jorkut dhe ish-ylli televiziv Donald Trump ka qenë fitues i befasishëm I nominimit republikan për president këtë verë.
Manjati i pasurive të patundshme ka habitur ekspertët politikë dhe zyrtarët e partisë me mundjen e 16 kandidatëve të tjerë dhe sigurimin e nominimit në muajin korrik.
Si fillestar politik, Trump ka kritikuar dhe fyer ashpër sfidantët e tij më me përvojë, përmes postimeve në Twitter dhe gjatë debateve.
Duke premtuar se do ta bëjë Amerikën “të madhe përsëri”, me krijimin e më shumë vendeve të punës dhe me uljen e taksave, Trump nuk ka dhënë shumë detaje mbi çështjet dhe ka ndryshuar shpesh qëndrimet e tij.
Trump është zotuar se do të ngrejë mur në kufirin SHBA-Meksikë për të penguar hyrjen e migrantëve të paligjshëm.
Trump po ashtu ka thënë se, nëse zgjidhet, do të praktikohet “verifikimi ekstrem” i migrantëve myslimanë, për të përcaktuar se kush prej tyre janë terroristë. Fillimisht, ai ka thënë se do t’i ndalojë të gjithë myslimanët nga hyrja në SHBA.
Trump, 70 vjeç, e ka cilësuar presidentin Barack Obama si lider të dobët dhe e ka fajësuar për, siç ka thënë, politika të dështuara në Siri dhe vatra të tjera të nxehta. Ai është po ashtu kritik i marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore me Iranin.
Ai e ka vlerësuar Clintonin si “sekretaren më të keqe të Shtetit” në historinë amerikane, ndërsa vazhdimisht e ka lavdëruar presidentin rus, Vladimir Putin, duke e cilësuar si “lider të madh”.
Trump, disa herë, ka treguar mungesë të njohurive mbi çështjet e jashtme. Duke folur në një intervistë muajin e kaluar, ai nuk e ka ditur se Rusia ka aneksuar me forcë gadishullin ukrainas të Krimesë, transmeton Rel. Vlera neto e pasurisë së Trumpit llogaritet midis 3 miliardë dhe 3.7 miliardë dollarë.
Ai ka diplomuar në Akademinë private Ushtarake të Nju Jorkut dhe në Universitetin Fordham në Bronks.
Trump ka pesë fëmijë nga tri martesa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img