8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Donika Gërvalla: Kryeministër mos e vëni në ballë vulën e tradhtisë

Kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla i është drejtuar kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa me tri kërkesa, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se duhet të shkarkohet komisioni aktual I demarkacionit, të zgjidhet i riu, si dhe të kërkohet ndihma e aleatëve ndërkombëtar.

“Kryeministër, deshët fakte, ja ku janë. Dhe jo vetëm këto, por një thes fakte nga të gjitha drejtimet për të gjithë ata që janë të interesuar t’i dëgjojnë.”
“Prandaj, urgjentisht:
1. Shkarkoni komisionin shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi për shkelje skandaloze të kritereve ndërkombëtare për demarkacion.
2. Emëroni një komision të ri, të konfirmuar nga Kuvendi i Kosovës, të udhëhequr nga ekspertë të mirëfilltë të fushave të ndryshme të lidhura me temat e demarkacionit.
3. Kërkoni përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë për bisedime të reja me Malin e Zi, të bazuara në kritere profesionale, të njohura ndërkombëtarisht.
Mos iu trashëgoni fëmijëve tuaj vulën e tradhtisë në ballë dhe fëmijëve tanë një vatër të re konflikti”, ka shkruar Gërvalla në një postim në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img