8.8 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Drejtoresha e ShSKUK-së viziton ambulancat specialistike në spitalin e Mitrovicës

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, ka vizituar ambulancat specialistike të Spitalit të Mitrovicës, të cilat pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, janë përfshirë nga uji.

Këto ambulanca specialistike funksionojnë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Në takim me drejtoreshën e Spitalit, Luljeta Buçinca-Zhubi, ajo është njoftuar se ditën e djeshme, pas reshjeve të pandalshme të shiut, meqë ambulancat ndodhen në bodrumin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, janë vërshuar nga uji.

U.d. drejtoresha Zejnullahi-Raçi, ofroi mbështetje të plotë nga ShSKUK për ta tejkaluar sa më parë këtë situatë. Aktualisht, po punohet nga shërbimet përkatëse që po largojnë ujin./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img