13.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Drejtoria e Inspekcionit pastron hapësirat për rreth tregut të kryeqytetit

Ditën e sotme, Drejtoria e Inspekcionit ka bërë pastrimin dhe mbylljen e hapësirave të objektit në afërsi të Tregut të kryeqytetit të cilat ishin të stërmbushura me mbeturina por të cilat shfrytëzoheshin njëkohësisht edhe si depo e mallërave (produkteve ushqimore) të shitësve ambulant me çka rrezikohej seriozisht shëndeti i qytetarëve të kryeqytetit.

Gjithashtu, Drejtoria e Inspekcionit, duke e konsideruar si emergjente ka ndërhyrë dhe ka pastruar edhe hapësirat (rrugët) e liruara nga shitësit ambulant kohë më parë në afërsi të Tregut ku edhe ka pasur disa devijime ndërkohë e të cilat kanë ndodhur kryesisht për shkak të grevës e cila po vazhdon.

Drejtoria e Inspekcionit, përkitazi me aksionet e zhvilluara, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve të kryeqytetit por edhe të shitësve të cilët janë udhëzuar me kohë që të bëjnë zgjidhje duke u sistemuar në hapësirat brenda Tregut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img