5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Drejtuesit e shtetit dëshirojnë të jenë në Rio 2016

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të mërkurën i premtoi kreut të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanit, se do të jetë edhe ai në Rio, në përkrahje të ekipit olimpik të Kosovës.
Sportistët kosovarë mund të kenë nevojë për përkrahje, meqë për shumicën do të jenë lojërat e para, por numri i madh i krerëve të shtetit që ka shprehur dëshirën të jetë në Rio, ka dalë si telashe, shkruan Koha Ditore.
Numri i atyre që duan të jenë në Rio është mbi 10 persona. E për ta bërë problem edhe më të madh, të gjithë kanë shprehur dëshirën të jenë në të njëjtën kohë, në fillim të Lojërave Olimpike, që nisin më 5 gusht e përfundojnë më 21 të po këtij muaji.

KOK-u është detyruar të kërkojë nga organizatori i Lojërave Olimpike dhoma shtesë për të akomoduar zyrtarët e lartë. Sipas rregullave, për çdo vend pjesëmarrës në Olimpiadë rezervohen dy dhoma VIP të hotelit për zyrtarë të lartë shtetërorë.
Këto dhoma i janë rezervuar edhe Kosovës, por nuk i mjaftojnë. Në fakt, dy dhoma mund të jenë të mjaftueshme për zyrtarët e një shteti në rast se ata koordinohen mes vete. Për shembull, delegacioni i Presidencës të shkojë për pak ditë, e më pas të kthehet ai e të shkojë ai i Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img