18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Drenori me kushte për Lladrovcin e Xhemajlajn, nëse duan votën e përkrahësve të tij (Foto)

Xhavit Drenori i cili si kandidatë i pavarur në zgjedhjet e 4 dhejtorit në Drenas, fitoi 12 për qind të votave, ka vendosur që së bashku me ekipin e tij mos ta përkrahë asnjërin nga kandidatet në raundin e dytë, Ramiz LLadrovcin dhe Isa Xhemalaj.

Por, ai të dyve u ka paraqitur një marrëveshje e cila parash që 6 pikat e programit të tij të realizohen, si sugjerim për votuesit e tij se cilin kandidatë ta përkrahin.
xhavit
Ai me anë të një postimi në faebook, ka bërë të ditur se sot u ka dorëzuar dy kandidatëve këtë marrëveshje ka thënë se cili kandidatë deri të enjten në orën 12 e pranon këtë marrëveshje do të jetë sugjerim për votuesit e tij, shkruan lajmi.net.
l1
Postimi i plotë i Drenorit:
Të nderuar bashkëvendës të komunës së Drenasit,
të nderuar përkrahës të vizionit tonë,
kaluan dy ditë që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale në Drenas. Kohë e mjaftueshme që me ekipen time të analizojmë edhe njëherë të gjithë procesin si dhe rezultatet.
Rezultatet e zgjedhjeve, ekipën time e renditën të tretën, përderisa dy kandidatët tjerë, z. Ramiz Lladrovci nga PDK dhe z. Isa Xhemajlaj nga NISMA për Kosovën do dalin edhe njëherë në garë me 18 dhjetor 2016.
Shumë nga Ju, përkrahës të nderuar, më keni shkruar dhe këshilluar se çfarë qëndrimi të mbajmë në balotazh.
Shumë nga Ju, tashmë jeni njoftuar se për kënd unë nuk do të votoj me 18.12.2016.
Me ekipn tim, kemi punuar në mënyrë intensive këto dy ditë që të provojmë të gjejmë argumente sa me të arsyeshme që të mund t’ju ndihmojmë në përcaktimin e Juaj për mbështetje të njërit apo tjetrit kandidat.
Duke qenë se programi ynë dhe vendosmëria jonë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në qeverisjen lokale në Drenas në zgjedhjet e 04 Dhjetorit ishte “arma” e fortë që u pozicionuam si të pavarur në pozitën e tretë, sot zyrtarisht ju dërguam një ofertë për marrëveshje të dy kandidatëve në garë, gjashtë veprime që janë urgjente për realizim në qeverisjen lokale 2017, në periudhën tre deri gjashtë mujore.
Veprimet dhe kohën e realizimit të tyre i gjeni në dokumentet e bashkangjitura me këtë postim.
Unë dhe ekipa ime kemi vendosur që definitivisht mos të jemi pjesë e qeverisjes lokale të vitit 2017, mirëpo për t’ju lehtësuar Juve vendimin se cili kandidat do duhej të mbështetej me 18 Dhjetor, nënshkrimi i kësaj marrëveshje ose jo, deri nesër në ora 12:00 do të jetë sugjerimi ynë për Ju.
Ne, ekipa Drenori, jemi të vetëdijshëm që votuesit dhe përkrahësit tanë do kenë mirëkuptim për pozicionin tonë si ekipë, meqë behët fjalë për parime, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë secilin kandidat që fiton mandatin e kryetarit për të qeverisur mirë, dhe e kundërta do ti dalim me gjithë forcën demokratike përpara për ta penguar të punoj jashtëligjshëm.
Unë do vazhdoj të jem anëtar i kuvendit komunal (Asamblist) dhe nga ai pozicion të monitoroj mbarëvajtjen e marrëveshjes nëse ajo do nënshkruhet nesër, dhe nënshkruesi i saj do jetë kryetar i ardhshëm.
Përndryshe, unë dhe ekipa ime nuk kemi qenë të etur për pushtet sa kemi qenë dhe jemi të etur për ndryshime pozitive në qeverisjen lokale në Drenas.
Shpresojmë dhe besojmë në mirëkuptimin e Juaj.
Me respekt,
Ekipa Drenori
marr
1
2
3

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img