7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Dua Lipa: Rinia e Kosovës meriton liberalizimin e vizave

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka reaguar pasi u shpall ditën e djeshme Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës.

Ajo ka ndarë në Instagram foto nga moment i veçantë dhe ka falënderuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Por ajo çka ra në sy në postimin e këngëtares, ishte thirrja e saj ndaj ndërkombëtarëve për të rinjtë e Kosovës, të cilët sipas saj, meritojnë liberalizimin e vizave.

“Dje pasdite u nderova me titullin Ambasadore e Nderit e Republikës së Kosovës nga Presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj që jam në gjendje ta prezantoj vendin tim para gjithë botës dhe të vazhdoj me punën time për të ndikuar globalisht që të shohim se ne lëmë gjurmët tona dhe bëjmë dallimin. Rinia e Kosovës e meriton t’i liberalizohen vizat për të lëvizur lirshëm dhe të ëndërrojë shumë. Faleminderit”, ka shkruar Lipa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img