8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Dukagjini e lë pa pikë Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Dukagjini ka shënuar fitore ndaj Prishtinës, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga Muhamedin Useini, në minutën e 9, i cili realizoi autogol.

Prishtina arriti që të kthehet në lojë me anë të Mërgim Pefqelit, që shënoi në minutën e 26’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Dukagjini kaloi edhe njëherë në epërsi me anë të Altin Merlakut, në minutën e 59’. Më kjo ndeshje nuk prodhoi gola dhe u mbyll me këtë rezultat.

Dukagjini pas fitores mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë, pas 28 ndeshjeve, teksa Prishtina renditet në pozitën e pestë me pikë të njëjta./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img