10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Dyshohet se vodhi para në një lokal në Prishtinë, bie në pranga 21-vjeçari

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Kështu ka ndodhur së fundi me një person i ciki dyshohet se kreu vjedhje në një lokal në rrugën ’28 Nëntori’ në fushë Kosovë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 21-vjeçari është arrestuar dje dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet, duke marrë disa para nga lokali ku ishte futur me forcë.

Me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img