6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

E akuzon Kurtin për tradhti, Arifi: Nuk po e përfshinë Luginën në marrëveshje me Serbinë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi  ka deklaruar se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë përmendur fare në aneksin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Arifi ka konsideruar veprimet e kreut të Qeverisë së Kosovës si një tradhti politike ndaj anëtarëve dhe votuesve të LVV-së dhe tradhti kombëtare ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

“Gjithsecilit që është LVV dhe është duke më dëgjuar, bëni një provë dhe pyeteni vetveten e juaj. 15 vitet e fundit çka ka thënë Kurti, sa për qind e tyre janë realizuar dhe do të dilni në përfundim se 80 për qind nuk janë realizuar. Prandaj është një tradhti politike ndaj anëtarëve dhe votuesve të LVV-së kurse tradhti kombëtare për neve në Luginë të Preshevës, sepse ka fol me vite, edhe në pozitë edhe  në opozitë. Ka fol me vite e kur e pati pushtetin neve na ka përçarë, na ka keqmenaxhuar mjetet… Në fund, nuk po na përfshin në marrëveshje”, deklaroi Arifi në “FIVE” të RTV Dukagjini.

Ndërsa kritikoi aneksin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për mos barazi, Arifi ka thënë se askush nuk po i përmend shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Për ne shqiptarët e Luginës nuk po flet askush. Nuk po flet as Qeveria Kurti më, sepse në fillim të ‘Kurti II’ është munduar me këtë fjalën reciprocitet me kriju këtë levën në drejtim të Luginës së Preshevës. Tash nuk kemi as reciprocitet në këtë marrëveshje, nuk jemi as të cekur në këtë marrëveshje”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, Arifi ka deklaruar se nuk mund të besojë se shqiptarët e Luginës nuk do të jenë të diskriminuar edhe në të ardhmen.

“Serbët në Kosovë janë të cekur, shqiptarët e Luginës nuk janë… Këtu ka një mos barazi. E dyta është se aty nuk është garancia se ne nuk do të diskriminohemi në të ardhmen. Aneksi, në qoftë  se aty ceket se nuk do të diskriminohemi, shpresojmë, por nuk mund ta besoj”, ka deklaruar ai.

Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të shqiptarëve të komunave të Luginës së Preshevës, përmes një deklarate të përbashkët, kanë kërkuar të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian. /Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img