6.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

E bukur dhe joshëse, zbuloni si ka zgjedhur Era Istrefi të maskohet këtë Halloween

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohë bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore për t’u rikthyer fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja

Tashmë jemi shumë afër Halloween dhe disa nga artistët tanë na kanë treguar kostumin dhe personazhin që kanë vendosur të maskohen këtë vit e këtë na e ka treguar edhe Era. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, këngëtarja duket shumë joshëse, pasi ka zgjedhur një personazh shumë seksi, e cila është modelja britanike Kate Moss, kur ka pozuar për revistën PlayBoy. Era ka postuar disa foto ku ka rikrijuar imazhet, por me një ndryshim, këtë herë kostumi nuk do të jetë ngjyrë e zezë por rozë, pasi siç e kemi vënë re është edhe ngjyra e preferuar e këngëtares.

https://www.instagram.com/p/CkT9Hj0jue-/?igshid=MDJmNzVkMjY=

Projekti i saj i fundit muzikor është bashkëpunimi me reperin, Don Xhoni, i cili është publikuar 3 javë më parë dhe mund të themi se rezultoi shumë i suksesshëm. Dihej kjo nga një bashkëpunim mes dy artistëve kaq të pëlqyer nga publiku. E duket se Era nuk ka ndërmend të bëj aspak pushim.Së fundmi bukuroshja ka postuar disa foto nga një studio muzikore në Amsterdam, duke na treguar kështu se po punon për një projekt të ri muzikor. Nuk e dimë ende nëse ky do të jetë një tjetër bashkëpunim apo këtë herë këngëtarja ka vendosur të vijë me një këngë solo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img