4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

E pranon edhe Thaçi vlerësimin e PISA-s: Përmirësim urgjent i arsimit në Kosovë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e pranon se ka nevojë urgjente në të gjitha nivelet për kualitet të arsimit në Kosovë.

Këto deklarata të presidentit vijnë menjëherë pas prezantimit të vlerësimit të testit ndërkombëtar PISA ku Kosova rangohet pothuajse e fundit sa i përket cilësisë në edukimin fillor dhe të mesëm.
“Rezultatet e PISA-s dhe mangësitë e identifikuara në sistemin tonë arsimor duhet t’i marrim me seriozitetin më të madh.
Është e vërtetë që arsimi në Kosovë ka pësuar diskriminim dhe shkatërrim shumë gjatë. Pas luftës, urgjente ishte të ndërtojmë shkolla dhe ta përmirësojmë infrastrukturën e përgjithshme edukativo-arsimore”, thotë ai.
Por, tash siç shprehet Thaçi, urgjencë është përmirësimi në të gjitha nivelet i kualitetit të arsimit në Kosovë.
“Fëmijët tanë duhet t’i përgatisim, t’i bëjmë më të shkathtë dhe më konkurrues me bashkëmoshatarët e tyre nga tërë bota”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img