13.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë në Gjakovë: Vajza 22-vjeçare tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe dje në një familje në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një vajzë 22-vjeçare deshi t’i jap fund jetës së saj, duke tentuar t’i prejë venat, pas zënkave të vazhdueshme që kishte pasur me gjyshin e saj.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës, me ç’rast kanë njoftuar se viktima është dërguar në këtë qendër nga familjarët e saj dhe fatmirësisht gjendja e saj është stabile.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img