21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina me një shtrenjtim tjetër, kompania “Pastrimi” rrit çmimin e shërbimit

Banorët e komunës së Prishtinës paguajnë 4 euro e 70 cent në muaj për largimin e mbeturinave nga kompania “Pastrimi”.

Por, nga gjysma e këtij viti, çmimi i faturës do të bëhet më shtrenjtë. Mbi 6 e 50 cent në muaj, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Ngritja e çmimit të faturës, sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, është kërkuar edhe nga ndërmarrja “Pastrimi”.

Sipas Musliut, deri në fund të muajit mars duhet të përmbyllet planifikimi i fazës së analizës financiare e që më pas të kalojë në Kuvendin Komunal si pikë e rendit të ditës.

Shtrenjtimi i këtij shërbimi nuk është që po mirëpritet nga qytetarët.

Komuna e Prishtinës brenda vitit ka paguar 4 milionë euro ndaj ndërmarrjes “Pastrimi”, ndërsa rreth 2 milionë euro për inkasime.

Ndërsa nga kompania “Pastrimi” treguan se nuk kanë marrë ende ndonjë vendim zyrtar për shtrenjtimin e çmimit për shërbimin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img