14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Edhe Shkupi proteston për Ramush Haradinajn

Arrestimi në Francë i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po përcillet me reagime edhe nga shqiptarët e Maqedonisë. Ata kanë paralajmëruar protesta para Ambasadës franceze në Shkup.
Protesta do mbahet sot në orën 14:00. Organizimi ka nisur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kjo protestë është përkrahur edhe nga Unioni Studentor Shqiptar.

“USSH fton qytetarët shqiptarë të Maqedonisë që sot në orën 14 të mblidhen para Ambasadës së Francës për të shprehur revoltën kundër autoriteteve franceze që arrestuan liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn”, ka bërë thirrje kjo organizatë.

Ramush Haradinaj u arrestua në Francë, më 4 janar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img