10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Edi Rama një nga liderët e vetëm në botë që s’e ka uruar Donald Trumpin!

Ashtu siç njoftojnë mediat ndërkombëtare, përfshirë ato të vendeve fqinje dhe ballkanike, gati e gjithë bota ka uruar zgjedhjen zyrtare të Donald Trump, si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe nga Shqipëria menjëherë pas betimit të njeriut që do të udhëheq për 4 vite vendin më të fuqishëm në botë, nuk vonuan urimet nga presidenti i vendit Bujar Nishani, kreu i opozitës Lulëzim Basha dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Me kalimin e orëve, ajo që po bie në sy është mungesa e një urimi nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, apo edhe nga qeveria si institucion.

Presidenti i ri i SHBA, tashmë e ka lënë pas ceremoninë e inaugurimit dhe ka nisur punën duke firmosur vendime të rëndësishme. Të gjithë e dimë që Edi Rama ngeli i shokuar nga humbja e Hilari Klinton dhe fitorja e Trump pasi të tjera hesape kishte bërë, por kjo mungesë urimi nuk ka të bëjë me Ramën si individ, por me kryeministrin dhe qeverinë e një populli, që dihet botërisht se është më pro amerikani.

Sipas mediave shqiptare, Rama ndihet ende i kompleksuar nga deklaratat e papërgjegjshme që lëshoi kundër tij gjatë fushatës presidenciale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img