6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Edicioni i pestë i “Prishtina International Vocal”, sjell program të pasur me artistë të njohur

Prishtina International Vocal Festival i cili u themelua në vitin 2018 si i vetmi festival në vend që promovon muzikën vokale, është gati për edicionin e 5-të i cili ka filluar më 6 tetor.

Që nga krijimi, festivali ka arritur të sjell në vend artist, ansamble, kore të njohura ndërkombëtarisht me renome botërore por duke mos lënë anash dhe ata vendor. Përveç aktiviteteve koncertale synimi i tyre është të promovojë poashtu vepra vokale nga kompozitorët shqiptar, duke i futur në repertorët e interpretuesve vendor dhe ndërkombëtar.

Aktiviteti i PriVocalFest zgjerohet edhe në aspektin e ofrimit të njohurive rreth vokalit, kompozitorëve të muzikës vokale dhe performancave të ndryshme e karakteristike duke organizuar punëtori/masterklase me profesionist të fushës.

Këtë vit (2022) Prishtina International Vocal Festival feston 5 vjetorin e themelimit, me një edicion special ku do të ketë një program atraktiv dhe mjaft të pasur me artist të njohur.

Këtë vit, festivali nisi me një koncert i cili i parapriu edicionit të pestë, koncert ky i mbajtur në muajin maj, ku e ftuar në skenë ishte mexosoprano Elikonë Hysaj Shala nën shoqërimin e pianistes Pranvera Hoxha Bryma, me mysafirë special, korin e fëmijëve dhe të grave “Okarina” të cilët sollën një program shumë simpatik dhe atraktiv.

Në vazhdën e festivalit këtë edicion do jenë 5 netë me koncerte të pasura me vokale të ndryshme, laramani veprash e kompozitorësh vendor dhe të huaj; dhe me një ndryshim nga vitet e kaluara këtë edicion përveç netëve koncertale vokale, është organizuar edhe një panel diskutimi me kompozitorin e njohur botëror Ēriks Ešenvalds. Koncertet e këtij edicioni do të mbahen nga data 6 deri më 12 Tetor 2022.

Hapja e këtij edicioni është bërë me Ansamblin “Argjiro” të cilët do interpretojnë perla të muzikës karakteristike labe, trashëgiminë dhe pasurinë e muzikës vokale shqiptare, këngë si: epike, lirike, dashurie, trimërie etj; duke vazhduar me panelin e diskutimit rreth krijimtarisë së kompozitorit të njohur botërisht me prejardhje nga Letonia- Ēriks Ešenvalds, një diskutim rreth veprës Legjenda e gruas së murosur, vepër e kompozuar nga Ešenvalds e cila ndërtohet mbi motivet e muzikës së Jugut të Shqipërisë.

Data 6 Tetor (Koncerti dhe paneli do të mbahen në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës, nga ora 20:00). Nata e dytë e këtij edicioni vazhdon me Skena e Re, ku do të prezantohen në skenë Kori i fëmijëve të shkollës së muzikës së Gjilanit të udhëhequr nga Artan Jerliu dhe në pjesën e dytë të programit do të jetë Martina Lekaj, soprano dhe Ylberinë Avdyli, soprano. Kjo mbrëmje që mbahet më 7 tetor në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, nga ora 20:00. Nata e tretë e festivalit do vazhdojë me The Siwngle Singers- ansambli me renome botërore, fitues të 5 çmimeve Grammy Awards, për herë të parë në Kosovë duke sjellur programin e tyre atraktiv përmes këndimit shumë specifik me efekte vokale dhe program të përzgjedhur me pjesë mjaft interesante. Data 10 Tetor (Ky koncert do të mbahet në qendrën “Bogdani Polis”-katedralja “Nëna Terezë” nga ora 20:00 )

Nata e katërt e PIVF do vazhdoj me sopranon e skenës sonë Arta Jashari e shoqëruar nga pianistja Pranvera Hoxha Bryma. “Mbi Re” është quajtur programi i cili përmban këngë të përpunuara dhe të mirëfillta shqipe të së madhes Nexhmije Pagarusha. Data 11 Tetor (Ky koncert do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, nga ora 20:00)

Dhe nata e pestë dhe përmbyllëse e festivalit sjell në skenë Korin e Filharmonisë së Kosovës të udhëhequr nga kompozitori, dirigjenti Ēriks Ešenvalds të cilët do interpretojnë program me vepra nga kompozitor të ndryshëm duke përfshirë dhe vepra nga krijimtaria e Ešenvalds si dhe kompozitorëve shqiptarë. Data 12 Tetor (Ky koncert do të mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou”-Prishtinë, nga ora 20:00). /Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img