5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Efekti Luiz! Shikoni çfarë ndodhi me Instagramin e fituesit të ‘Big Brother Kanada’ pasi foli për të

Nuk është e re të thuhet por Luiz Ejlli është i lindur për “Big Brother VIP”. Strategjitë dhe intuita e tij kanë treguar se është një nga lojtarët më të mirë të këtij reality-show.

Dhe te kjo ka ndikur sigurisht fakti se ai ka parë e analizuar shumë nga edicionet e “Big Brother” në vende të ndryshme të botës. Mes lojtarëve që ai i referohet, ka përmendur shpesh fituesin e “Big Brother Kanada” Kevin Jacobs. E pikërisht, prej tij ishte frymëzuar edhe për të hyrë në tualet me Kristin dhe Maestron, gjë që është e ndaluar, duke dalë të 3 në nominim.

Pasi Luizi e zbuloi këtë, shumë fansa i kanë treguar kanadezit se si Luizi po frymëzohet nga ai. Dhe sot Kegin ka shpërndarë një video në instagramin e tij, duke shfaqur mbështetje për Luizin, të cilin e cilëson si gjeni dhe sigurisht fitues të lojës.

Por, gjejeni çfarë?! Brenda pak orësh Kevin ka fituar mbi 10 mijë ndjekës. Para videos ai kishte rreth 10 mijë ndërsa aktualisht në Instagram numëron mbi 21 mijë ndjekës.

Efekti Luiz është thjesht “çmenduri”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img